
Deputeti Erald Kapri ka kërkuar dorëheqjen e ministres Kumbaro, duke deklaruar se kjo e fundit i ka dhënë drejtimin e Arsimit parauniversitar një të dënuare.
Gjithashtu nënvizoi se pas Kumbaros qëndron Arta Dollani, e cila gjithashtu sipas tij qëndroj edhe pas heqjes së 800 hektarëve në zonën e Butrintit.
“Ajo që nuk do flasë këtu ministrja Kumbaro është modeli i saj. Modeli i saj është Arta Dollani. Kjo zonjë e ndjek nga pas duke marrë postet më të rëndësishme. Ishte kjo zonjë pas heqjen se 800 hektarëve në zonën e Butrinti për ti hapur rrugë pikës së vogël në Butrint. Kjo ishte pjesë e grupit të strukturuar për mbetjet. Dhe ende sot nuk kemi zgjidhje se çfarë do bëjë qeveria në lidhje me këto mbetje të rrezikshme. Ky model kujdeset për dhunën në shkolla, ministrja Kumbaro nuk ka guximin ta shkarkojë nga detyra edhe pse ajo pritet të dënohet shumë shpejt. I ka dhënë drejtimin e arsimit paraunversitarë një të dënuare. Zonja Kumbaro të paktën këtë herë ki dinjitet dhe jep dorëheqjen”, tha ai.
and then