Ra nga skela gjatë rikonstruksionit të një banese, humb jetën 50-vjeçari në Berat

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Beratit.

Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë aksidentalisht nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga rrëzimi, 50-vjeçari ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e shkakut të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×