
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai ka ndërruar jetë teksa po ecte në lagjen 13 të qytetit.
Burime bëjnë me dije se viktima është ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dukshme, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë natyral.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
and then