Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet me pagat e gjyqtarëve. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se trupa gjykuese nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar, duke shtyrë diskutimet për në një mbledhje të radhës. Në ditët në vijim pritet të përcaktohet data e seancës së ardhshme, ku do të vijojë shqyrtimi i kësaj çështjeje.

Kujtojmë se në çështjen e pagave, është përfshirë në një debat të ashpër në distancë dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka dalë kundër kërkesës për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se kjo është e paprecedentë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×