“Balluku është kapur me kthetra në vjedhje”, Ervin Goci: Prokurori ka mbrojtur shtetin, i ka thënë “stop” grabitjes

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin.

Goci u shpreh kritik ndaj funksionimit të Parlamentit, duke theksuar se institucioni, sipas tij, ka pësuar degradim të thellë.

“Parlamenti ka degraduar tërësisht si institucion, nuk do t’ia dijë njeri. Dalin si kalorësit në Perëndimin e Egër dhe nuk pyesin për gjë”, deklaroi ai.

Duke folur për çështjen e Ballukut, Goci tha se, sipas tij, është deformuar axhenda e debatit publik. Ai pretendoi se rasti po trajtohet nga mazhoranca si një çështje kushtetuese, ndërkohë që në thelb bëhet fjalë për akuza të rënda që lidhen me shpërdorim fondesh.

“Në rastin e Ballukut është deformuar axhenda. Ajo është kapur me kthetra në vjedhje, ndërsa në PS trajtohet sikur është çështje kushtetuese. Rama e shkarkon në sekondë atë. Ajo është njeriu më i mbrojtur sot”, u shpreh Goci.

Ai theksoi se kërkesa për arrestim nuk është vendim i prokurorit, por i takon gjykatës ta marrë atë vendim, duke nënvizuar parimin e ndarjes së pushteteve.

“Nuk e ka vendosur prokurori arrestimin, e vendos gjykata. Prokurori bën detyrën e vet, ai mbron paratë e shtetit dhe shtetin. Prokurori është ligji. Kur sheh që po vidhet, thotë ‘stop’. I ka hequr firmën Ballukut, nuk ka bërë gjë tjetër”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×