
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, kërkoi që OSBE-ODHIR të japë asistencën e vetë për ligjin e ri.
Ai tha se shumë rekomandime ndër vite të dhëna nga OSBE nuk janë plotësuar ende, ndërsa shtoi se në vend duhet të kthehet parlamentarizmi.
“Dua të theksoj se prej 2013-ës kemi të njëjtën histori dhe shpresoj që mos të përsëritet. E nisim me vullnet të mirë që duam të bëjmë reformë zgjedhore dhe p as 2013 procesi zgjedhor ka degraduar dhe asnjë nga ne si politikë s’do të donim të ishim të involvuar në vendimmarrjen e qytetarëve. Ka shumë rekomandime të OSBE-ODHIR që nuk janë plotësuar. Ne si përfaqësues të kuvendit duhet të gjejmë më me vëmendjen mendimin e teknikë, mos të dublojmë ata dhe ata ne. A kemi kërkuar asistencë nga ODHIR? Ata kanë qenë të dobishëm, mbaj mend historinë e 2001-2005. Duhet t’i adresohemi ODHIR për asistencë teknike. Kjo reformë duhet të vijë në përputhje me atë që kërkon kushtetua, parlamentarizmi. Partitë politike bëjnë garë, qytetarët vendosin. Kemi rreth 60-70 % e parlamentit, që është i emëruar.”, tha ai.
and then