“Presim rekomandime”, Gjiknuri thirrje partive të vogla politike: Merrni pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri iu bëri thirrje partive të vogla politike, që të marrin pjesë në tryezë dhe në konsultimet publike. Ai tha se çdo rekomandim i tyre është i vlefshëm.

“Kanë të njëjtat të drejta për të propozuar pr/vendime. të marrin pjesë në Komision. Mund të propozojnë drafte, politika të caktuara dhe të komunikojnë me ekspertët për gjithçka që mendojnë nëse është e padrejtë një çështje. Të gjithë aktorët politikë duhet të jenë në këtë tryezë. Ligji për Financimin dhe kodin zgjedhor, do t’i cekim. Partitë politike janë gjëja më e rëndësishme. Janë institucionet më të rëndësishme pas do të përfaqësojnë politikat që do të drejtojnë vendin. Ndaj e kemi vënë dhe çështjen e parë. Kemi mundësi që të bëjmë diçka të mirë përveç atij tensioni.”, tha ai.

Sakaq, Oerd Bylykbashi tha se; “Shkelje të ligjit që nuk ndodh vetëm ditën e zgjedhjeve por edhe gjatë periudhës para. Pra negociatat me BE janë hapur dhe kapituj të ndryshëm trajtojnë tema të ndryshme. Gjetja e problemit nuk është vetëm tek Kodi Zgjedhor, por duhet të shihet edhe tek legjislacionet e tjera.”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×