
Deputeti demokrat, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Eno Bozdo ka reaguar sërish në lidhje me ‘Durana Park’, parkun teknologjik që do të ndërtojë Edi Rama me qëllim që bizneset e pushtetit të bëjnë evazion fiskal.
Reagimi
Durana Park, është shembulli tipik i bërjes së një ligji special korruptiv nga qeveria Rama, për një tufë kompanish (të cilat kanë ‘çuditërisht’ të njëjtët pronarë që kanë thithur të gjitha fondet korruptive të AKSHI-it), kliente të pushtetit, të cilave u ofrohet ligjërisht mundësia për të bërë evazion fiskal.
Për të mundësuar këtë gjë, qeveria Rama shpiku konceptin e ‘parkut virtual’, koncept i paparë dhe padëgjuar në asnjë vend të BE-së. Madje në kundërshtim flagrant me standardin BEPS që BE operon në këtë fushë! Kompanitë në të vërtetë gjenden kudo, por vetëm në park jo!
Në parkun virtual Durana falen taksat dhe tatimet, edhe pse kompanitë operojnë kudo, por jo në këtë park.
Me anë të virtualitetit deformohet konkurrenca dhe paratë e shqiptarëve përfundojnë në xhepat e grabitësve qeveritarë.
Znj. Ministre sot është treguar shumë e kënaqur ndërsa informohet për ‘sukseset’ e këtij parku virtual.
Shpresoj që ajo dhe ministri financave të më kthejnë përgjigje sa më parë (kërkesës zyrtare për informacion) për këto kompani virtuale, pronarët e tyre të vërtetë, dhe sasinë e parave që këto kompani u kanë zhvatur shqiptarëve.
Kësaj çështjeje do t’i shkojmë deri në fund! Përgjegjësit e kësaj skeme grabitjeje do të shkojnë përballë drejtësisë!
and then