“Për çfarë ke ardhur këtu, pse bërtet. Ose ik ose mos e ngri zërin”, qytetari i drejtohet kryeministrit. Zbardhet takimi me tensione mes Ramës dhe banorëve në bashkinë e Durrësit

Takimi mes banorëve që preken nga projekti TID në Durrës dhe kryeministri Edi Rama është shoqëruar me tensione dhe tone të larta të zërit nga ana e Ramës.

Në një moment Rama i është drejtuar me tone të ashpra qytetares duke i thënë se “a je këtu apo jo, a më dëgjon, nëse doni zgjidhje duhet të flisni me radhë. Kjo ka shkaktuar reagim tek një tjetër banor i pranishëm në takim që i është drejtuar Ramës duke i thënë se “ose të mos bërtasë, ose të largohet”.

“Pse ke ardhur këtu? Pse bërtet, pse ngre zërin, ose ik, ose mos e ngri zërin”, ka thënë qytetari.

Kurse Rama ka ulur më pas tonet duke u shprehur e “nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet.

“Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama.

Debatet e banorëve të Durrësit janë fokusuar tek fakti se ata nuk ishin kundër ndërtimit të projektit TID, por ata kërkonin që të mos zhvendoseshin nga zona ku ishin.

Një pjese e tyre kërkuan banesat e rikonstruktuara po në atë zonë, ndërsa të tjerë kanë kërkuar t’u rivlerësohet prona e cila do u shpronësohet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×