
Operatori i News24, Aldo Kashri, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Kjo Javë”, tregoi momentet që përjetoi gjatë protestës së 10 shkurtit, ku atij iu rrezikua jeta nga shpërthimi i bombave molotovë që u përdorë nga protestuesit.
Kashri tha se ditën e protestës isha si herët e tjera mbi makinën e direktes, live-t, duke filmuar protestën e opozitës. Në momentin që disa protestues po godisnin policinë me molotovë dhe fishekzjarre, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
“Ata hedhin çantat që kishin me molotovë dhe nuk e di si ndezën me njëra-tjetrën dhe filloi një shpërthim i pakontrolluar dhe një nga molotovët ra sipër makinës së direktes dhe makina mori flakë, bashkë me mua.
Kam zbritur për inerci nga makina dhe protestuesit më ndihmuan të fik zjarrin bashkë me makinë e ujit të policisë. Dhe makina u përfshi nga flakët bashkë me pajisjet. Por një protestues sypatrembur shkoi mes flakëve për të marrë kamerën.
Ajo ca mendova në fillim ishte heqja e xhupit që kishte marrë flakë, vrapoja për të fikur zjarrin”, tha Aldo.
Aldo Kashri: Ditën e protestës isha si herët e tjera mbi makinën e direktes, live-t, duke filmuar protestën e opozitës. Në momentin që disa protestues po godisnin policinë me molotovë dhe fishekzjarre, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Ata hedhin çantat që kishin me molotovë dhe nuk e di si ndezën me njëra-tjetrën dhe filloi një shpërthim i pakontrolluar dhe një nga molotovët ra sipër makinës së direktes dhe makina mori flakë, bashkë me mua.
Kam zbritur për inerci nga makina dhe protestuesit më ndihmuan të fik zjarrin bashkë me makinë e ujit të policisë. Dhe makina u përfshi nga flakët bashkë me pajisjet. Por një protestues sypatrembur shkoi mes flakëve për të marrë kamerën.
Ajo ca mendova në fillim ishte heqja e xhupit që kishte marrë flakë, vrapoja për të fikur zjarrin.
Ishte një eksperiencë që s’do e kisha përjetuar kurrë. Ne operatorët jemi syri i shikuesve që na ndjekin, ky është profesioni ynë. Vështirësitë e terrenit janë nga më të ndryshmet, dhe nuk e dimë cfarë na ndodh.
and then