“Nuk di kë të fajësoj…”, Colturi pas garës: Jap më të mirën time në vijim, kam besim

Këtë të dielë Lara Colturi u rendit e katërta në lëshimin e parë, por skiatorja shqiptare nuk bëri mirë në lëshimin e dytë, duke u pozicionuar në vendin e 16-të.  Skiatorja kuqezi u shpreh e mërzitur, në intervistën e dhënë menjëherë pas garës.

“Është e vërtetë që bëra një lëshim të parë fantastik dhe këtë nuk e kuptova derisa arrita në fund të pistës. Aty kuptova që kisha bërë kohën më të mirë deri në atë moment. Nuk bëra mirë në lëshimin e dytë, dhe nuk e di ende se faji i kujt ishte, i pistës apo i skive. Megjithatë ndjehem shumë mirë mendërisht dhe shpresoj të jap më të mirën time në garën e ardhshme në disiplinën slalom. Do të mundohem të shtyj fort që të arrij një rezultat të mirë.

Ndihem shumë mirë që marr pjesë në këtë Olimpiadë dhe më gëzon fakti që ka kaq shumë njerëz që më mbështesin. Jam e lumtur për faktin se sporti i skive po bëhet popullor në Shqipëri”- Tha ajo për RTSH.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×