Aksident në aksin Peqin–Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve në Përparim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare  Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim, në territorin e bashkisë Peqin.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përfshirë në përplasje me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, një autoveturë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të sakta mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të personave të tjerë që mund të kenë qenë pasagjerë. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në zonë mbizotëron mot me reshje të dendura shiu, çka dyshohet se mund të ketë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit.

Policia dhe shërbimet përkatëse pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e plota të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×