VIDEO/ “Skandaloze! Betoni tek barrierat mbrojtëse në rrugën Maliq-Lozhan pa hekur”, Lapaj: Njësoj si me tunelin e Llogarasë, janë mësuar të vjedhin

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka publikuar një video ku denoncon gjendjen e rrugës Maliq–Lozhan, duke ngritur shqetësime për cilësinë e punimeve dhe sigurinë rrugore.

Sipas tij, barriera mbrojtëse anësore e rrugës është shkëputur lehtësisht, ndërsa në beton nuk ka asnjë fije hekuri përforcues.

“Shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Kjo duhet të mbajë dherat, gurët, duhet të na ruajë jetën dhe sigurinë”, – u shpreh Lapaj. Lapaj tha se,  betoni që mban skarpatet e rrugës duhet të kishte përforcim me hekur, duke e lidhur situatën edhe me punimet në tunelin e Llogarasë.

“Nuk mendoni se ky betoni që mban skarpatet duhet të kishte pak hekur, të paktën pak mo. Kjo na lidhet me atë që thuhej tek tuneli i Llogarasë që thuhet se nuk I kishin vënë hekur as tunelit, se këta janë mësuar vidh, vidh”, tha kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Lapaj ka lajmëruar datën e protestës së radhës, 1 mars, në orën 12:00, në shesh. “Protestën do ta vazhdojmë. Çudia më e madhe nuk zgjat tre ditë. Ishin mësuar që një skandal ta mbyllnin me një skandal tjetër”, – deklaroi Lapaj.

Adriatik Lapaj:  Shihni rrugën “Maliq-Lozhan”, shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Barriera mbrojtëse e rrugës, kjo që duhet të mbajë dherat, gurët, që duhet të na ruajë jetën e sigurinë është shkëputur si të ishte copë biskote duke treguar se s’ka asnjë fije hekur.

Nuk mendoni se ky betoni që mban skarpatet duhet të kishte pak hekur, të paktën pak mo.

Kjo na lidhet me atë që thuhej tek tuneli i Llogarasë që thuhet se nuk I kishin vënë hekur as tunelit, se këta janë mësuar vidh, vidh.

Është e tmerrshme se mund të kalosh dhe të zë rruga të bën copë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×