
Deputeti i PD Saimir Korreshi ngriti alarmin sa i përket gjendjes në spitalin e Lushnjes dhe sigurinë e bombolave të oksigjenit në Spitalin Rajonal Lushnjë.
Pas deklaratës së Korreshit reagoi spitali, ku tha se dokumentacioni i cituar nga deputeti, i referohet periudhës para 31 dhjetorit 2024, dhe nuk ka pasur ndonjë incident të regjistruar që të rrezikojë pacientët ose punonjësit.
Mëngjesin e sotëm Korreshi ka ndarë një video ku ndodhet në oborrin e spitalit. Ai u shpreh se ndërkohë që pretendohet se gjithçka ndodhet brenda kushteve teknike, pamjet tregojnë komplet diçka tjetër.
“Mirmëngjes, këtu jemi në Urgjencën që thanë është brenda kushteve teknike. Urdhëro WC, uturak, çdo gjë brenda kushteve teknike. Tani presim drejtorin që tha kushtet teknike. Presim një herë mos vjen drejtori në orën 8”, shprehet ai.
“Reparti i oksigjenit nuk ka një pozicion formal përgjegjësie në organikë; për nevoja organizative, është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës, sipas praktikave të institucionit.
Fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale, ndërsa bombolat e oksigjenit furnizohen nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësi për gjendjen teknike të tyre. Ministria thekson se deri më sot nuk ka pasur avari teknike apo shpërthime.
Gjithashtu, zhvendosja e pavijoneve si pjesë e rikonstruksionit është kryer sipas një plani të miratuar, duke respektuar standardet teknike dhe me dijeni të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Drejtoria e spitalit thekson se mbetet e angazhuar për sigurinë e pacientëve dhe punonjësve, dhe është e hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratën për mediat të Shëndetësisë.
and then