“Administrata s’mund të jetë mish për top”, shpërthen Rama: Si mund të arrestohet një punonjëse administrate me kancer dhe fëmijën 2 muajsh?!

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar atë që po ndodh sipas tij me sulmet nga gjyqësori ndaj administratës.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama ka sjellë në vëmendje rastin e një punonjëse sipas tij model, që arrestohet vetëm sepse institucioni ku ajo punon mendohet se ka lidhje e raste konkrete.

“Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në. Është e pa pranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletët e arresteve që plotësohen si ftesa për dasëm. Një punonjëse model e administratës ka 5 vite që lufton më kancerin, ë është me një fëmijë 2 muajsh, nuk mund të arrestohet pa pasur asnjë lidhje, vetëm se institucioni prezumohet se ka lidhej me temën. Një gjë shumë e saktë dhe insteresante që e kam dëgjuar nga grupi i punës që po punon me Ministrinë e Drejtësisë të Francës dhe Spanjën, ishte ndërhyrja në diskutim i një parësoreje të të drejtës penale, që tha një gjë që është për ta mbajtur vath në vesh: Në shkri9mine Kodit Penal, demokracitë udhëhiqen nga liria, diktaturat nga heqja e saj, Sipas saj problemi ynë kryesor është që jemi ende me mentalitetin për të hequr lirinë, kur në fakt duhet të jetë për garantimin e saj”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×