Nisma ligjore për pezullimet/ “I vutë dermën reformës në drejtësi! Shqiptarët në burg për parkim dysh, Balluku…”, shpërthen Blushi: Atentat! Certifikuat korrupsionin

I ashpër ka qenë në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, sa i takon nismës ligjore që po ndërmerr PS për çështjen e pezullimit të zyrtarëve nga detyra, duke marrë si precedent çështjen ‘Balluku’.

Ai tha se me këtë nismë i është vënë derma reformës në drejtësi. Mes të tjerash Blushi tha se shqiptarët do të arrestohen për parkimet dyshe, ndërsa shtoi se Balluku endet e lirë.

Blushi: Ku e gjeni guximin që të flisni për çështjen e ujit të pijshëm, ku prej 13 vitesh kjo çështje nuk është zgjidhur. Rama tha se nëse nuk do të kishte ujë të pijshm 24 orë, do të jepte dorëheqjen. qendra e Tiranës nuk ka ujë të pijshëm, ju e dini? Kjo çështja e ujit të pijshëm nuk ju nderon dhe po të isha s ju s’do të kisha marrë fjalën dhe s’do të kisha ardhur këtu. Shqiptarët s’kanë ujë për t’u larë dhe as për të pirë. Shkoni dhe pyesni vlonjatët. Sa për ‘atentatin’…Sot PS ka kryer atentat…

I heq fjalën Manja:
Ku është atentati i kësaj marrëveshjeje?!

Blushi: të gjithë janë të barabartë para ligjit. Sot prezantuat një akt dhe u certifikuat jo si PS por si partia e korrupsionit..( i ndërpresin fjalën) Atentat ndaj shtetit të së drejtës, nismë që i garanton imunitetit nga korrupsioni. As vende diktatoriale nuk kanë guxuar për të tilla nisma. Me të tilla qëndrime ju mos mendoni se do të shpëtoni nga ai reagim, ajo revoltë dhe zemërata e atyre qytetarëve që sot rrezikojnë të hyjnë në burg për parkim dysh. Ajo mazhorancë u certifikua sot zyrtarisht si mbrojtësja e korrupsionit. Sot i vutë dermën reformës në drejtësi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×