Neuer trondit Bayern Munich, kapiteni mungon 3 javë, humbet “Klasiken”

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Bayern Munich merr një goditje të fortë. Manuel Neuer ka pësuar një tërheqje muskulore në pulpën e këmbës së majtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 3 javë.

Sipas “Sky Sport”, Neuer do të mungojë me siguri në super sfidën kundër Dortmund.

Kjo është një mungesë e madhe për trajnerin Kompany pasi duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin pikërisht në “Klasiken” kundër Dortmund që është njëkohësish edhe rivali i tyre kryesor në garën për titull, në një kohë kur verdhezinjtë renditen në vendin e dytë, 6 pikë larg Bayern Munich.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×