40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq: S’dija çfarë kishte në zarf

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg administratorin e një portali, Elio Laze, i cili akuzohet për gjobëvënie. Duke iu referuar hetimeve, Laze akuzohet se i ka kërkuar 40 mijë euro një zyrtari të ISHP-së, përmes gjobëvënies, duke i bërë shantazh që të hiqej një lajm që gazetari kishte bërë.

Administratori i Priza.al ishte vënë nën mbikëqyrje nga policia, ndërkohë që gjatë kontrolleve në zyrë atij i janë gjetur një zarf me 5 mijë euro brenda. Mësohet se ai ka pretenduar se është aktivitet i ligjshëm, siç paguhet për të bërë shkrime paguhet edhe për t’i hequr.

“Është shërbimi i ligjshëm i regjistruar në QKB. Lekët paguheshin në bankë me kontratë mes palëve. Ne rastin konkret më ka lënë një zarf dhe nuk e di ca kishte brenda”, mësohet të jetë shprehur Laze para togave të zeza.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×