
Në Foltoren e mbajtur këtë të hënë në Tiranë kreu i PD Sali Berisha i bëri thirrje policisë së shtetit, të qëndrojnë në detyrë dhe të mos ndikohen nga banditët në drejtim gjatë protestës. Berisha gjithashtu paralajmëroi se kushdo që do të prekë qytetarët apo të rinjve do të përballet me revoltën e tyre.
“Ju mblidheni këtu në emër të idealeve të lirisë, të dinjitetin njerëzor e kombëtar. Një përshëndetje për të gjitha ata që mbushën rrugët në kryengritjen tonë paqësore. Të rinjtë ishin forca energjia dhe u bënë tmerri i narko-regjimit më datën 10 shkurt. Sot ju them se është shans i madh i jetës suaj të filloni jetën politike në mbrojtje të vendit tuaj. Është shansi i madh i juaj, mision i jetë suaj për të cilin do të ndjeheni krenar. Unë dënoj dhunën terrorin fizik dhe psikolog që u ushtrua në komisariatet e policisë ndaj të rive, adoleshentëve, histerinë në parlament të hajdutëve socialistë. Unë paralajmëroj policinë se nuk do tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve dhe të rinvje. I them oficeres që paraqitej si psikologe tek adoleshentët e arrestuar. Do të gjejmë cila je e zeza ti, ligji do të jetë shumë i rreptë mbi. Të shkojë me uniformë mashtrimi, nuk duhet të harroje se je motër, nënë bashkëshorte. Ju nuk kemi asgjë të përbashkët me kriminel Prodën dhe Sokol Bizhgën, urdhrat e tyre asnjë të mos i zbatojë”, tha Berisha.
and then