“Është thirrur se ka shkelur detyrimet si ministre”/ Juristi: Balluku akuzohet për 200 mln euro, Rama të merret me vizatime…

Juristi Altin Kaziaj është shprehur kritik lidhur me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News Kaziaj tha se zv.kryeministrja ka shkelur detyrimet e saj si ministre, ndërsa thekson se akuzohet për miliona euro dhe çështja nuk mund të anashkalohet.

“Çfarë problemi do kishte Rama nëse nuk ishte implikuar Balluku? Që të të zgjedhë populli për mandatin e 4, flasin për fytyrën që duhet të ketë një pushtetar për të drejtën e llogaridhënies. Zonja është thirrur se ka shkelur detyrimet e saj si ministre. Të mos biem pre e Edi Ramës. Rama të merret me vizatime…Ajo akuzohet për 200 mln euro, nuk mund të themi mirë dakord…”, tha ndër të tjera ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×