
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja mbi vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili u qëllua për vdekje nga bashkatdhetari i tij, 20-vjeçari Renato Xyke, pak ditë më parë në Itali. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy të rinjve dyshohet se ka nisur nga një incident i vogël për shkak të dëmtimit të një makine, që më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Kevin Muharremi u godit nga tre plumba ndërsa ndodhej në sediljen e pasagjerit të një automjeti. I dyshuari, Renato Xyke, po ashtu me origjinë shqiptare, dyshohet se qëlloi disa herë nga një Range Rover Evoque gri i errët drejt automjetit ku ndodhej viktima.
Autoritetet italiane po analizojnë dëshmitë, pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat e telefonave celularë të përfshirëve për të sqaruar motivin dhe dinamikën e ngjarjes. Pas të shtënave, Xyke dyshohet se ka braktisur vendin e ngjarjes, ka lënë armën në Montecalvoli dhe më pas u nis drejt Romës së bashku me familjen. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e personave të tjerë të pranishëm dhe për të zbuluar nëse takimi në Montecalvoli ishte i rastësishëm apo i organizuar për të zgjidhur konfliktin që nisi disa orë më parë.
and then