ATP Doha/ Jannick Sinner debuton me fitore, nr.2 rikthehet te suksesi pas dështimit në Australian Open

Rikthim bindës dhe debutim fitues për Jannik Sinner në turneun ATP 500 Doha. Numri 2 i botës ka kaluar me autoritet çekun Tomas Machac, duke e mposhtur 6-1, 6-4 në vetëm 1 orë e 11 minuta lojë.

17 ditë pas ndalesës në Australian Open, Sinner është shfaqur i përqendruar dhe në formë të shkëlqyer. Seti i parë ka qenë një demonstrim force: vetëm 26 minuta lojë, shërbim pothuajse perfekt dhe dy “break” të njëpasnjëshëm që i kanë hequr çdo shpresë Machac-it. Italiani nuk ka lënë hapësira, duke dominuar ritmin nga vija e fundit dhe duke kontrolluar çdo shkëmbim.

Në setin e dytë, Machac provoi të reagojë dhe e mbajti ndeshjen të hapur deri në mes të fraksionit, por në momentin vendimtar Sinner rriti intensitetin, siguroi “break”-un vendimtar dhe e mbylli takimin pa luhatje.

Pas ndeshjes, Sinner u shpreh i kënaqur duke u shprehur se ndjehet mirë në fushë, duke qenë edhe fizikisht në gjendje shumë të mirë, por çdo ndeshje do të bëhet më e vështirë..

Tashmë vëmendja kalon te raundi i 1/8-ave, ku italiani do të përballet me australianin Alexei Popyrin. Bilanci mes tyre është 1-1, me Sinner që ka fituar duelin e fundit në US Open. Mesazh i qartë nga Doha: Sinner është rikthyer dhe duket gati të jetë protagonist.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×