
Në fjalën e tij drejtuesi i qarkut Durrës për PD, Oerd Bylykbashki deklaroi se Shqipëria ndodhet në situatën më të vështirë dhe se është detyrë e opozitës e qytetarëve për t’u bashkuar dhe rrëzuar Ramën.
Më tej theksoi se përpjekja e kryeministrit Rama për të mbrojtur Ballukun ka qëllim vetëm mbrojtjen e tij. Bylykbashi bëri thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e 20 shkurtit.
“Ne bashkë me ju bëmë atë që në Krujë dhe Fushë Krujë u arrit diçka e madhe. Ju jeni autorët e një rezultati fitues. Pavarësisht problemeve që kemi është modeli se si të punojmë fort për zgjedhjet e ardhshme. Ju keni dhënë provën se së bashku përtej shtetit dhe patronazhimit ju të jeni fitues. Besoj të gjithë ju e kuptoni se Shqipëria po shkon drejt një situate që kërkon zgjidhje vendimtare. Dhe këtë detyrë e kemi ne të mblidhemi në një front të përbashkët për t’i dhënë zgjidhje një situatë që shqiptarët po i çon në greminë”, tha ai.
and then