“Si u shfaq Hashim Thaçi në Tiranë?”/ Historiani: Ish-kandidati republikan për president në SHBA kërkoi takim me të në Shkup!

Historiani Paskal Milo  u shpreh se është shumë e rëndësishme që në emër të identitetit dhe të ardhmes së Kosovës të gjithë të bashkohen.

Në një intervistë ne emisionin “Studio24” në News24, Paskal Milo theksoi se Shqipëria duhet të jetë bazë dhe prapavijë e fuqishme në mbrojtje të tyre, në këtë ‘luftë’ koordinuese për Kosovën.

“Kur u shfaq në Tiranë ka qenë një djal i ri i dobët, nuk të jepte përshtypjen e një komandanti. Ndërkohë që të tjerë kishin një pamje pak më tjetër…Më zyrtar ishte Jakup Krasniqi, një pamje intelektuali të mirëfilltë…Më vonë në proces ne kemi njohur një Hashim Thaçi që ka qenë i përkushtuar , i shkathët. Dua të tregoj një rast, ‘Kur ne mendonim që ishte në Tiranë dhe donte ta takonte ish kandidati republikan për president i SHBA. Ai donte të takonte Hashim Thaçin dhe po vinte për në Shkup. Ne na u kërkua të gjenim Hashim Thaçin dhe t’ja përcillnim këtë mesazh për ta takuar në Shkup. Ai ishte futur në Kosovë. Këtë e them për të treguar se ka qenë aktiv i përkushtuar dhe sot njerëz që vunë në rrezik jetën e tyre dhe familjen e tyre bënë një sakrificë të tillë sa nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Tani këta ndodhen para një sfide kaq të madhe sa të gjithë ne shqiptarët duhet të shprehim një solidaritet joformal…Duhet të shprehet në përditshmërinë e tyre…Të mos kujtohemi tani në 19 vjetor…Duhet luftuar përditë. Opinioni publik shqiptar duhet mobilizuar vazhdimisht dhe shqetësimi ynë të bëhet edhe shqetësimi i ndërkombëtarëve”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×