Mbyll punimet Ministeriali për Korridorin e VIII, Spiropali: Nivel i ri bashkëpunimi! Segmentet tona kombëtare duhet të avancojnë në mënyrë të sinkronizuar

Në përfundim të sesionit qendror të Ministerialit për Korridorin VIII, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj italian Antonio Tajani, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timčho Mucunski, Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Pavlov.

Spiropali njoftoi se “në Ministerial, fokusi u vendos tek progresi në praktikë për Korridorin VIII, ku pjesëmarrësit ranë dakord mbi një parim thelbësor: segmentet tona kombëtare duhet të avancojnë në mënyrë të sinkronizuar.”

“Hekurudha duhet të lidhet me hekurudhën, rruga me rrugën, dhe portet duhet të lidhen siç duhet me zonat e tyre të ndikimit ekonomik/zonat e brendshme të shërbimit, pa vonesa apo pengesa strukturore. Për herë të parë, po harmonizojmë afatet kohore dhe prioritetet përgjatë gjithë korridorit”, tha Spiropali.

Një korridor, sipas Spiropalit, funksionon atëherë kur standardet janë të harmonizuara, procedurat janë të thjeshtuara dhe financimi është i koordinuar.
“Në terma praktikë, do të fokusohemi në plotësimin e hallkave që mungojnë, harmonizimin e standardeve teknike, mobilizimin e financimit evropian dhe ndërkombëtar, si dhe në ndjekjen e rregullt politike të ecurisë së këtij projekti”, shtoi Ministrja e Jashtme.
Hapi ynë i ardhshëm, theksoi ajo, është i qartë, të përkthejmë dakordësimin politik të sotëm në një mekanizëm të përhershëm koordinimi ndërmjet vendeve tona dhe partnerëve tanë europianë.
“Qëllimi ynë është i thjeshtë: ta bëjmë Korridorin VIII një korridor të vërtetë evropian, jo vetëm një vijë në hartë. Në këtë frymë, miratuam Deklaratën e Përbashkët të Tiranës për Korridorin VIII, e cila pasqyron angazhimin tonë të përbashkët politik dhe forcon bashkëpunimin ndërinstitucional”, përfundoi Ministrja e Jashtme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×