“Balluku, një nga çështjet që kemi diskutuar në Shqipëri”, McAllister: Rasti ka të bëjë me përgjegjësinë politike, të zgjidhet nga qeveria

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, ka dalë në një konferencë për mediat nga Tirana, ku është pyetur edhe për çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

McAllister u shpreh se rasti ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Shqipëri, por theksoi se nuk është në pozicion për të komentuar një çështje individuale.

“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.

Megjithatë, McAllister theksoi se përtej aspektit ligjor, ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike.

“Kjo është gjithashtu një pyetje për përgjegjësinë politike dhe duhet të zgjidhet brenda qeverisë shqiptare”, u shpreh kryetari i AFET.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×