E rëndë në Lezhë, elektricisti humb jetën gjatë punës në Tale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Burime paraprake bëjnë me dije se elektricisti ka mbetur në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×