“Fusni imunitetin e Ballukut në Rendin e Ditës”/ Peleshi i përgjigjet Bardhit: Fjalim patetik! Jemi brenda afateve, të hënën…

Pas akuzave që lëshoi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për çështjen Balluku se Kuvendi po bëhet pengesë për heqjen e imunitetit të saj, kërkesë që është bërë nga SPAK, vjen reagimi nga Niko Peleshi. Kryeparlantari e ka cilësuar patetik deklaratën e Bardhit.

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor.
Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin…Puna ime është ta mbaj në normalitet”, shprehet Peleshi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×