Rruga e dëmtuar Librazhd-Pogradec rrezik për aksidente, lëvizja do të kryhet përkohësisht vetëm me një korsi

Në aksin Librazhd-Pogradec,  në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës.

Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme.

Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut.

Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës, për këtë ndërhyrje në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në këtë segment, por që vlerësohet e domosdoshme për sigurinë rrugore.

.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×