“Ka 300 apartamente! Nuk i ka Trump i ka Lubia, edhe ai e ka zili”/ Klevis Balliu: Balluku për dy javë do hetohet për organizatë kriminale

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deputeti i PD foli për zhvillimet politike në vend, protestat e opozitës duke u ndalur edhe te skandali i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Deputeti i PD u shpreh i bindur se zv.kryeministrja Belinda Balluku do të hetohet për organizatë kriminale “për dy javë”. Ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë, duke thënë se Ballukun e ka ‘zili edhe Trump’ sepse i ka dalë që ka 300 apartamente.

“Ka 300 apartamente edhe Trump e ka zili. Edhe Trump nuk i ka 300 apartamente, i ka zëvendëskryeministrja e vendit më të varfër. Ajo do hetohet për organizatë kriminale”, tha deputeti i PD.

Gjithashtu gjatë diskutimit në studio, Balliu tha se edhe ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë që korrupsioni nuk mund të prevalojë mbi integrimin.

“Elementi ndërkombëtar, elementi i brendshëm dhe qëndresa për të mos tradhtuar një kauzë. Pra nëse protesta ndalon nesër, atëherë nuk ka diskutim që i shërben pushtetit”, u shpreh ndër të tjera Balliu.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×