ATP Doha/ S’ka finale Alcaraz-Sinner, italiani eleminohet në mënyrë të papritur nga Mensik

Surprizë në turneun ATP 500 të Dohas. Jannik Sinner eliminohet në çerekfinale nga çeku 20-vjeçar Jakub Mensik pas tre seteve të luftuara.

Numri 2 i botës humbi setin e parë 7-6 në “tie-break”, reagoi fuqishëm në të dytin duke e fituar 6-2, por në setin vendimtar ishte Mensik ai që bëri diferencën me një “break” në fillim dhe e mbylli ndeshjen 6-3. Një ndalesë e papritur për italianin, në një moment të sezonit ku priteshin konfirmime pas humbjes në gjysmëfinalen e Australian Open ndaj Novak Djokovic.

Mensik avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me francezin Arthur Fils. Në anën tjetër të tabelës, Carlos Alcaraz siguroi kualifikimin pas fitores me përmbysje ndaj Karen Khachanov 6-7, 6-4, 6-3 dhe do të sfidojë kampionin në fuqi Andrey Rublev, që eliminoi Stefanos Tsitsipas në dy sete.

Sinner tani do të synojë reagimin në Masters 1000 në Shtetet e Bashkuara, mes Indian Wells dhe Miami, për të rikthyer ritmin dhe besimin në vazhdim të sezonit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×