
Gazetari Almer Toska, gjatë intervistës në studion e News24, u shpreh se ndaj ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu janë shtuar akuzat ku ai është përfshirë në një skandal që lidhet me dhënien e fondeve publike për kompaninë ushtarake “KAYO”.
Sipas Toskës, Vengu dyshohet se i ka dhënë rreth 20 milionë euro një biznesmeni izraelit pa marrë më parë miratimin e AKSHE, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Sipas tij, Vengu konsiderohet bashkëpunëtor i afërt i ministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë si “të njëjtën linjë politike dhe bashkëpunimi”.
Almer Toska: Rama do të bëjë ndryshime duke larguar dhe Piro Vengun është cështje më vete, është skandal i rëndë, i ka dhënë biznesmenit izraelit që ka përfituar 20 mln euro për cështjen e KAYO, ka marrë 20 mln euro pa marrë miratimin e AKSHE. Pa e patur këtë miratim, Vengu bashkëpunëtor i ngushtë i Ballukut, e njëjta linjë politike dhe bashkëpunimi i ka dhënë 22 mln euro. Përflitet për atë një biznesmen jo serioz dhe mashtrues.
and then