Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, përplasen 3 automjete

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Elbasan, duke shkaktuar panik për drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në këtë segment.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem, në bashkinë e Peqin, ku tre automjete janë përplasur në seri me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një përplasje zinxhir, e cila dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të distancës së sigurisë.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar me pasoja serioze. Megjithatë, të tre mjetet kanë pësuar dëme materiale të konsiderueshme.

Si pasojë e përplasjes, në segmentin rrugor u krijua për disa minuta ngadalësim i qarkullimit, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë për të kryer veprimet procedurale dhe për të normalizuar trafikun.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×