
Një protestues u godit në kokë nga bombat e gazit lotsjellës gjatë tubimit të opozitës.
Deputeti Luçiano Boçi në një lidhje në emisionin “Kjo Javë” në News24 tha se u transportua te Trauma, pasi ka pësuar dëmtime.
“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai.
and then