“Dhunë barbare ndaj një të riu”, Vokshi publikon videon: Protestuesi lihet me fasho në kokë pa ndihmën minimale

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për dhunën e policisë, sipas saj, ndaj një të riu, i cili u la në ambulancë vetëm me një fasho në kokë, pa marrë ndihmën minimale mjekësore.

Në reagimin e saj, ajo e cilësoi situatën si braktisje dhe papërgjegjshmëri, duke shprehur solidaritet me qytetarët që u përballën me dhunë nga forcat e rendit gjatë protestës paqësore.

Reagimi

Dhuna barbare ndaj një të riu, i lënë në ambulancë me një fasho në kokë, pa marrë as ndihmën minimale të parë.

Kjo nuk është siguri, kjo është braktisje dhe papërgjegjshmëri. Solidaritet me çdo qytetar që sot u përball me dhunën vetëm pse protestoi paqësisht.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×