
Komisariati i Policisë nr. 4 ka arrestuar 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili prej disa kohësh ishte nën vëzhgim si i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve policore, Shima e siguronte kanabisin në zonën e Baldushkut dhe e shiste në afërsi të zonës së njohur si “Kafja e Rremës”, në Tiranë.
I arrestuari nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e blerësve të lëndës narkotike dhe të personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 42-vjeçarin në këtë aktivitet të paligjshëm.
and then