Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në dalje drejt superstradës, pranë zonës së Ishull Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga të dhënat fillestare bëhet me dije se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja mes dy mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi i automjeteve në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar, ndërsa hetimet vijojnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×