Kush është lojtari shqiptar që po spikat në Serbi?

Futbollisti shqiptar, Driton Camaj po bën paraqitje pozitive në sezonin e parë në Serbi me fanellën e Novi Pazar. Sulmuesi 28-vjeçar në 4 ndeshje të luajtura, ia ka dalë që të realizojë 5 gola. Në sfidën e fundit ndaj Vojvodinës, ai shënoi dy gola, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.7. Camaj u shpreh i lumtur në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Të them të drejtën, jam shumë i kënaqur. Nga fillimi kam ndier se sa shumë njerëzit në klub më duan. Jam pranuar shumë mirë, si nga drejtuesit e klubit ashtu edhe nga bashkëlojtarët. Fillimi është i ëndrrave, nuk kam mundur të uroj për fillim më të mirë. Do të mundohem të vazhdoj në këtë ritëm për sa kohë të jetë e mundur”, ka thënë Camaj për mediat e Malit të Zi.

Ai ka folur edhe për atmosferën e futbollit në qytetin e Novi Pazarit.

“Është fenomenale. Nga njerëzit e klubit, te njerëzit e qytetit, tifozët, të gjithë frymojnë si një. Kur janë ndeshjet është festë. Më duket se koha ndalet. Të gjithë shkojnë në stadium. Këtu kam përjetuar emocion tjetër. Jam shumë i kënaqur me të gjitha që kam parë”, ka theksuar 28-vjeçari Camaj. Gjatë karrierës, lojtari ka luajtur për Buducnost në Malin e Zi, apo edhe për Kisvardën në Hungari.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×