Denoncimi i Berishës: Kompania ANK mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragostunjë-Përrenjas

Kreu i PD, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si një “krim të rëndë” në aksin rrugor Dragostunjë–Përrenjas, duke akuzuar kompaninë kontraktuese ANK për marrjen e zhavorit nga shtrati i lumit Shkumbin. Sipas Berishës, kjo ndërhyrje ka sjellë lëvizjen e bazamentit dhe rrëshqitjen e rrugës, duke dëmtuar seriozisht infrastrukturën e zonës.

Në një postim në Facebook, Berisha publikoi edhe mesazhin e një qytetari digjital, i cili tregon se ndërhyrja e kompanisë ka ndodhur dy javë më parë dhe ka shkaktuar rrëshqitjen e tokës në të njëjtin vend.

“Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragostunjë–Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!” shkruan Berisha në postimin e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×