Do të pastronte 18 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taci.

Biznesmeni në arrati po gjykohet në mungesë për pastrim parash, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë Prokurori i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 18 milionë eurove që dyshohet se i përkasin mafias italiane.

Kërkesa është paraqitur në kuadër të një hetimi të gjerë kundër veprimtarisë kriminale me origjinë nga Italia, ku autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtë me homologët italianë.

Sipas akuzës, shuma prej 18 milionë eurosh dyshohet se rrjedh nga aktivitete të paligjshme dhe është investuar apo qarkulluar përmes skemave të ndryshme për pastrim parash.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×