VIDEO/ Homazhe në teatrin “Petro Marko” për aktorin e njohur! U nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, përcillet në banesën e fundit, Mane Lumani

VLORË- Në teatrin “Petro Marko” janë mbajtur homazhet, për të përcjellë për në banesën e fundit një prej figurave të pazëvendësueshme të humorit, artit vlonjatë dhe jo vetëm, Mane Lumani.

Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Lumani humbi jetën mbrëmjen e së dielës ndërsa prej dhjetorit ishte i shtruar në spital. Prej vitit 2004 Mane Lumani kishte humbur kordat e zërit, ndërsa prej kohësh vuante prej një sëmundje të rëndë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×