Perez “bezdis” Milan, për herë të tretë synon Max Allegri-n

Në vigjilje të derbit të “Madonnina” për të trazuar ambientin në shtëpinë e “djallit” ka menduar Corriere dello Sport. E përditshmja italiane vjen këtë të mërkurë me një lajm të bujshëm në faqen e parë: “Allegri, Reali e riprovon, është ai objektivi i Florentino-s”, shkruan Corriere në faqen e parë.

E përditshmja italiane zbulon se kohet e fundit mes Allegrit dhe drejtuesve të Milan ka pasur disa pakënaqësi, kjo pasi Tare dhe pjesa tjetër e stafit nuk i plotësuan disa dëshira që trajneri kishte në merkato. Gjithashtu Allegri është edhe i paqartë në lidhje me të ardhmen, me sezonin e ri.

Corriere
Corriere

Në këto kushte, Florentino Perez do të tentojë për herë të tretë të afrojë Allegrin në Madrid. Pas shkarkimit të Xabi Alonso-s, Perez shkoi në zgjedhjen logjike, i besoi stolin trajnerit të ekipit B, Arbeloa-s. Për fat të keq gjërat nuk shkuan ashtu si drejtuesit e kishin parashikuar duke detyruar sërish Perez të gjejë një trajner të ri.

Në situatën ku ndodhet Reali, Allegri është zgjedhja perfekte, një trajner që shquhet për menaxhimin e tij të shkëlqyer që i bën ekipeve me buxhete të limituara. Allegri nuk është një emër i panjohur në Madrid, përkundrazi, kjo është hera e tretë që Perez i ofron në distancë stolin e Realit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×