
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Belinda Ballukun “nuk ka forcë në botë ta mbrojë”, duke iu referuar kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
Berisha u shpreh se mazhoranca “po zhvishet para botës si skllevër të Edi Ramës”, ndërsa kërkoi që Balluku të sillet në Kuvend dhe t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë punës së prokurorisë.
Ai shtoi se seanca e sotme nuk duhet të mbarojë pa u paraqitur raportet e komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.
“U garantoj se e keni të humbur këtë betejë, e keni humbur keq. Lubinë nuk ka forcë në botë ta mbrojë. Dosja e saj është dosja e Edi Ramës. Mirlinda dhe Linda e AKSHI-t janë krim monstruoz. Nuk po hetohen vetëm në Shqipëri po ua them unë këtu. Jo jo. Po hetohen nga të gjithë palët e interesuara. Po hetohen nga të gjitha. Ju po zhvisheni lakuriq si skllevër të Edi Ramës para botës. Ndaj silleni këtu sot. T’i heqim imunitetin Ballukut dhe t’i japim autorizim prokurorisë të veprojë sipas ligjit dhe kushtetutës. Nuk duhet ë mbarojë kjo seancë pa u paraqitur këtu raporte e komisionit”, tha ai.
and then