VIDEO/ Meta viziton zonën historike të Stambolli, por rrethohet nga njerëzit, shihni çfarë ndodhi

Meta Ne Turqi

TURQI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Stamboll në një vizitë prej tre ditësh, ku ka pasur shumë takime dhe ka marrë pjesë në një forum ekonomik. Ditën e sotme Presidenti shqiptar ka vizituar zonën historike të Stambollit, por është gjendur papritur i rrethuar nga njerëzit.

Fillimisht Meta është ndaluar nga turistë shqiptarë që e kanë njohur kur po ecte më këmbë në një zonë tepër të vizituar. Një grup vajzash nga Vlora i janë afruar Kreut të Shtetit dhe i kanë kërkuar të dalin foto.

Më pas edhe qytetarë turq dhe turistë nga vende të tjera janë afruar sapo e kanë marrë vesh që ishte presidenti i Shqipërisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×