
Gazetari Artan Hoxha, gjatë intervistës në “Kjo Javë” u ndal në aksionin e policisë në Vlorë kundër grupit kriminal të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës që njihet për lidhjet e tij të forta me policinë.
Hoxha tha se aksioni i SPAK lidhet me ngjarjet e 8 viteve më parë që kanë të bëjnë me rrëmbimin e Elvis Troqes, të cilin e masakruan dhe ja zhdukën kufomën.
Gazetari Hoxha tha se në 8 vitet e fundit nuk ka patur zhvillime të tilla në Vlorë dhe ky aksion i fundit nuk dihet se si do të çojë rrjedhën e ngjarjeve.
“Në rastin konkret është hera e parë që bëhet ky aksion, por për ngjarje të 6 viteve më parë pra jemi në një hetim historik. Nëse bëhet për të goditur njërën palë e prishur ekuilibrat, kjo do kuptohet nëse do të ketë vrasje në Vlorë dhe do të goditen njerëz të këtij grupi që u godit tani, do të shihet se aksioni ndikoi për të prishur balancat dhe ka vënë në rrezik jetë të tjera”, tha gazetari Artan Hoxha.
Artan Hoxha: Aktiviteti kryesor i SPAK në këto 6 vite nisi nga veriu dhe vazhdoi në Shqipërinë e mesme, por ende nuk ka goditur strukturat më të mëdha kriminale në vend. Deri tani janë goditur ato struktura apo grupe kriminale që janë problem për vendet e BE. Këto lloj struktura bëjnë trafik në BE dhe sjellin para në Shqipëri. Vnedet e BE po përdorin SPAK për ti goditur këto grupe që operojnë në vendet e tyre.
Çfarë u vu re, SPAK vajti deri në Lushnje por nga Fieri jo.
Fieri është universiteti i krimit të organizuar në Shqipëri, ata janë themeluesit, avangardët që luajnë pjesën e luanit dhe nuk bëjnë zhurmë. Ata janë si miu i çalë pas dere dhe SPAK nuk ka zbritur. E njëjta gjë dhe me Vlorën. Aksioni i SPAK vjen si pasojë e të dhënave që vijnë nga përgjimet në Sky Ecc.
Është goditur një grup që në shtator në 2018 e kam treguar me video si u rrëmbye Elvis Troqe në mes të qytetit dhe nuk u gjet më.
Ajo e kreu shërbimin e vet, pasi pas asaj nuk pati më rrëmbime, kishin ndodhur 16 shërbime. Unë se di cka pritur SPAK nga ajo kohë, por 8 vjet para e kam nxjerrë.
Babai i tij ka shkuar në botën tjetër me fotografinë e të birit. Ja kanë rrëmbyer ditën e fejesës, e rrëmbyen, e torturuan dhe iu zhduk kufoma. Ai ishte i bindur që e kishin vrarë por donin kufomën.
and then