E ardhmja e Modriç, Rakitiç: I ka mundësitë të qëndrojë te Milani

Ivan Rakitic, ish-shoku i tij në Kombëtare dhe mik i ngushtë i Luka Modric, tha se ky i  fundit mund të qëndrojë te Milani për dy ose tre sezone të tjera.

“Po sikur Modriç të luajë edhe një vit me Milanin? Vetëm një? Nga pikëpamja ime, ai mund të qëndrojë për të paktën dy ose tre sezone të tjera,” tha 37-vjeçari, duke nënvizuar aftësinë e jashtëzakonshme të kroatit për t’u ruajtur në nivel të lartë.

Rakitiç u pyet gjithashtu nëse e habit fakti që Modriç, tre vjet më i madh se ai, vazhdon të performojë në nivele të larta.

“Sinqerisht, jo. Luka është ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ai ka një pasion të jashtëzakonshëm dhe fizikisht ende duket i ri,” tha mesfushori.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×