
Arda Guler vendos menjëherë kandidaturën e tij si një nga favoritët kryesor për të fituar çmimin Pushkash këtë edicion. Ndaj Elche-s, fantazisti turk realizoi një super gol, me një goditje prej afro 70 metrash. Guler pa daljen e portierit dhe më një trajektore perfekte e dërgoi në rrjetë duke vënë në jetë një kryevepër të vërtetë.
Akoma edhe më i veçantë ishte reagimi i tij në rrjetet sociale: “Mos e provoni nga shtëpia”, shkruan Guler në rrjetet sociale.
Kjo nuk ishte hera e parë që Arda Guler tenton një gol të tillë pasi ndaj Osasuna-s goditja e tij nga distanca u ndal në traversë.
and then