“Kush s’beson të rrijë në shtëpi”, Guardiola para Real Madrid: Le të provojmë përmbysjen, na duhet një ndeshje perfekte

Manchester City do kërkojë përmbysjen, pas humbjes 3-0 ndaj Real Madrid, në ndeshjen e parë të Champions.  Para ndeshjes doli në konferencë trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola.

“Duhet ta provojmë përmbysjen. Çfarë kemi për të humbur? A ka ndonjë në këtë sallë që beson te përmbysja? Asnjë! Është pothuajse e pamundur.

Nëse pas 10 vitesh duhet t’u shpjegoj lojtarëve çfarë është besimi, atëherë kemi një problem. Ata më njohin mirë. Disa janë të rinj në situata të tilla, nuk është i njëjti grup si vite më parë, por kemi një mundësi të pabesueshme për ta provuar.

Nuk kam asgjë për ta surprizuar Real Madridin. Më shumë jam i shqetësuar për mënyrën si do të mbrohemi. Nuk është e lehtë të përmbysësh 3 gola ndaj tyre. Ai shtoi se çelësi do të jetë atmosfera në stadium: “Duhet të krijojmë atmosferë të zjarrtë me tifozët tanë dhe të bëjmë një ndeshje perfekte.

Nëse nuk besojnë, është problemi i tyre. Janë të rritur dhe paguhen mirë. Nëse nuk besojnë te përmbysja në Champions League, le të shkojnë në shtëpi, le të rrinë në shtëpi”- tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×