
Duhej gara e dytë e sezonit të tij të dytë me ngjyrat e kuqe qe Luis Hamilton të provonte shijen e podiumit si pilot i Ferrarit. Pas vendit të tretë në Kinë, britaniku u shfaq shumë i lumtur.
“Urime për Kimin! Është një nder të ndaj podiumin me një nga pilotët më të rinj dhe me atë që mori vendin tim te Mercedesi. Gara ishte shumë e fortë dhe nga më emocionueset që kam përjetuar.
Me Lëklerkun patëm një duel korrekt rrotë më rrotë, dhe pak prekje të natyrshme të garës. Kemi shumë për të përmirësuar, veçanërisht efikasitetin dhe fuqinë e motorit, por potenciali ynë është i madh. Në përgjithësi, ka qenë një fundjavë shumë pozitive për ne”, deklaroi shtatë herë kampioni i botës.
and then