
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, duke u djegur pothuajse plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet asnjë person i lënduar, por flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse shkaku është një defekt teknik apo rrethana të tjera.
and then